Last Updated on 09/05/2026 by Kesjana
Fermín López ka folur me shumë optimizëm për sezonin e FC Barcelona, teksa katalanasit janë shumë pranë fitimit të një tjetër titulli në La Liga. Mesfushori i ri theksoi se triumfi do të kishte një vlerë të veçantë për shkak të numrit të madh të lojtarëve të dalë nga akademia.
“Fitimi i dy kampionateve radhazi me kaq shumë lojtarë të shtëpisë do të kishte shumë meritë”, u shpreh Fermín në një intervistë për Mundo Deportivo.
22-vjeçari foli edhe për “El Clasicon” ndaj Real Madrid, duke theksuar se skuadra e drejtuar nga Hansi Flick dëshiron ta mbyllë sa më shpejt garën për titull.
“Nuk ka rëndësi kundër kujt vjen festa, e rëndësishme është ta fitojmë La Ligën sa më parë”, deklaroi ai.
Fermín kujtoi edhe golin e anuluar në klasikun e fundit ndaj Realit, duke thënë se ende nuk e kupton plotësisht pse iu anulua, por shtoi se momenti mbeti në kujtesën e tifozëve blaugrana.
Barcelona mund të sigurojë matematikisht titullin e 29-të kampion nëse merr rezultat pozitiv në përballjen ndaj rivalit të madh madrilen./kb
