Last Updated on 09/05/2026 by Anisa
Prilli 2026 ka shënuar një tjetër rekord pozitiv për turizmin në Shqipëri, me 891,414 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Kryeministri Edi Rama publikoi shifrat, duke theksuar se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës.
Sipas të dhënave, vizitorët kanë ardhur nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen.
Rritja e vazhdueshme e numrit të turistëve e pozicionon Shqipërinë si një nga destinacionet në zhvillim më të shpejtë në rajon./A.D
