Last Updated on 10/05/2026 by Kesjana
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian kanë reaguar sot lidhur me qëndrimin e shprehur të shtunën nga kryedemokrati Sali Berisha në adresë të përfaqësuesit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Përmes një deklarate, ambasadorët theksojnë se kritikat e Berishës janë të pajustifikuara dhe të papranueshme.
“Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme ndaj Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të tij, ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri nxjerrin deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e përbashkët e ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 maj 2026. Në Ditën e Europës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe rikonfirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në deklaratë./kb
