Last Updated on 10/05/2026 by Kesjana
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur sot lidhur me raportin e tij me kryedemokratin Sali Berisha.
Meta është pyetur përmes një interviste me shkrim nëse ka folur në telefon me kreun e opozitës.
Ai ka treguar se nuk është kryer asnjë bisedë telefonike përgjatë periudhës prej një viti e gjysmë që ndodhet në qelinë e burgut 313.
Megjithatë, Meta theksoi se vijon të ketë komunikim me kryetarin e Partisë Demokratike.
“Jo, por me Z. Berisha kemi qenë dhe mbetemi në komunikim”,-mësohet të jetë shprehur Meta./kb
