Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re, përmes së cilës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në një masë tjetër lehtësuese.
Për këtë, siç raportohet, Beqaj ka ofruar edhe garanci pasurore prej 20 mijë eurosh.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, teksa akuzohet për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC./Kb
