Izraeli ngriti një bazë sekrete në shkretëtirën irakiane për të mbështetur fushatën e tij kundër Iranit dhe nisi sulme ajrore kundër trupave irakiane që pothuajse e zbuluan atë, sipas një raportimi në median prestigjioze amerikane ‘Wall Street Journal’.
Bazuar në artikull, Izraeli ndërtoi objektin, i cili strehonte forca speciale dhe shërbente si një qendër logjistike për Forcën Ajrore Izraelite, me dijeninë e Shteteve të Bashkuara pak para fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
Ai gjithashtu përfshinte ekipe kërkim-shpëtimi, të gatshme për të ndihmuar pilotët izraelitë në rast se avioni i tyre rrëzohej.
Trupat irakiane u dërguan në vendngjarje për të hetuar raportet, por forcat izraelite përdorën sulme ajrore për t’i mbajtur ata në distancë dhe për të parandaluar zbulimin e bazës./kb
