Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në monologun e tij të së dielës”, referuar episodeve të podcast-it ‘Flasim’, tentoi të fshehë raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Siç thekson Berisha gjatë një videomesazhi të postuar në rrjetet sociale, Rama nuk përmend asnjë nga problematikat e ngritura në raport për zgjedhjet, korrupsionin dhe procesin e integrimit europian./kb
