Shakira është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së futbollit botëror me projektin e saj më të ri muzikor. Ylli latin ka zbuluar këngën zyrtare të 2026 FIFA World Cup, të titulluar “Dai Dai”, në bashkëpunim me artistin afrikan Burna Boy.
Projekti u prezantua përmes një videoklipi promocional të realizuar në stadiumin ikonik Maracanã Stadium, ku këngëtarja shfaqet mes atmosferës elektrizuese të futbollit dhe performancave energjike me balerinë.
Sipas detajeve të publikuara, kënga do të lançohet zyrtarisht më 14 maj 2026, vetëm pak javë përpara startit të kampionatit botëror.
Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për Shakirën, e cila prej vitesh lidhet ngushtë me himnet e Kupës së Botës. Artistja ka lënë gjurmë më herët me superhitin “Waka Waka (This Time for Africa)” në vitin 2010 dhe “La La La (Brazil 2014)” katër vite më vonë.
2026 FIFA World Cup do të organizohet për herë të parë në tre shtete njëkohësisht: United States, Mexico dhe Canada, ndërsa organizatorët premtojnë një spektakël të madh si në sport, ashtu edhe në muzikë./mxh
