Mendo për atë mikun që të përgjigjet në telefon në orën 2 të mëngjesit; që mban mend çdo premtim dhe nuk të lë kurrë në baltë. Besnikëria nuk është vetëm për marrëdhëniet romantike – në miqësi, ndoshta ka edhe më shumë peshë. Dhe sipas karakteristikave që lidhen me shenjat e horoskopit, disa prej tyre e marrin këtë gjë shumë seriozisht.
Në krye të listës janë shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Praktikë, të qëndrueshëm dhe seriozë, këto shenja nuk e marrin lehtë asnjë marrëdhënie. Kur lidhen me dikë, janë “ride or die”. Gjithmonë aty, gjithmonë në krah.
Por nuk mbeten pas as shenjat e ujit: Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja. Nëse shenjat e tokës sjellin stabilitet, këto sjellin thellësi emocionale. Janë empatikë, dëgjues të shkëlqyer dhe njerëzit tek të cilët mund të hapesh pa frikë.
Shenjat e tokës: besnikëria në formën më praktike
Demi konsiderohet një nga shenjat më besnike në horoskop. Nëse ke një mik Dem, e di që është aty, pa kushte. Nuk i thyen premtimet dhe të mbron edhe kur nuk je në dhomë.
Bricjapi nuk është për miqësi sipërfaqësore. Kur të lejon në jetën e tij, është për shumë gjatë, ndoshta përgjithmonë. Nuk është gjithmonë i ngrohtë me fjalët, por veprimet e tij flasin vetë.
Virgjëresha është miku që të zgjidh problemet. Nga këshillat për punë, te ndihma konkrete, është gjithmonë aty. Besnikëri praktike, pa shumë drama.
Shenjat e ujit: ndjeshmëria që të mban pranë
Akrepi mund të ketë reputacion kompleks, por në miqësi është i pakrahasueshëm. Nuk duron sipërfaqësoren dhe krijon lidhje të forta, të sinqerta. Nëse je “i tij”, je përgjithmonë.
Peshqit janë ata që të kuptojnë edhe kur nuk flet. Empatikë dhe të kujdesshëm, shpesh dinë më shumë për ty sesa ti për veten. Dhe nuk të gjykojnë kurrë.
Gaforrja është miku që të kujton çdo ditë sa vlen. Në momentet e vështira, është ai që të rikthen besimin te vetja. Dhe gjithmonë ka një sup për të qarë.
Demi, Virgjëresha, Bricjapi, Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja dallohen për mënyrën si e jetojnë miqësinë: me përkushtim, besnikëri dhe ndjenjë.
Por kjo nuk do të thotë që shenjat e tjera nuk janë miq të mirë. Sepse besnikëria nuk është çështje yjesh./mxh
