Last Updated on 11/05/2026 by EL
Rreth 50 fermerë protestuan të hënën në rajonin e Lionit, pas thirrjes së sindikatës Coordination Rurale, për shkak të rritjes së madhe të kostove të karburantit si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.
Protestuesit bllokuan fillimisht rrugën me 20 traktorë dhe më pas u nisën drejt Lionit përgjatë autostradës të shoqëruar nga policia.
Protesta u mbajt pavarësisht ndalimit të vendosur nga prefektura për çdo marshim apo demonstratë për arsye sigurie për shkak të materialeve të rrezikshme që ndodhen aty.
Sindikata Coordination Rurale deklaroi se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm dhe fermerët nuk po arrijnë të përballojnë çmimet e larta të karburantit dhe naftës bujqësore (GNR).
Më 21 prill, qeveria franceze prezantoi një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për fermerët, duke përfshirë rritjen e përkohshme të rimbursimit të naftës bujqësore me 15 cent për litër gjatë muajit maj.
Paketa përfshin gjithashtu shtyrjen e pagesave të taksave dhe sigurimeve shoqërore, kredi të shpejta për karburantin dhe pezullimin e akcizës për karburantin e traktorëve gjatë muajit prill.
Megjithatë, sindikatat bujqësore e konsiderojnë këtë mbështetje të pamjaftueshme. FNSEA, sindikata më e madhe e fermerëve në Francë, kërkon ndihmë prej 30 cent për litër karburant.
Presidenti i FNSEA-së, deklaroi se çmimet e naftës bujqësore janë rritur nga 60% deri në 80% dhe se ndihma e qeverisë do të përfitojë vetëm një pjesë të vogël të fermerëve./et
