Një anije patrullimi nga agjencia kufitare e BE-së, Frontex, shpëtoi 56 emigrantë nga një anije në juglindje të Kaloi Limenes në njësinë rajonale të Iraklios në Kretë. Pasagjerët u transportuan në një qendër pritjeje të përkohshme në Iraklio.
Ndërsa në një operacion tjetër të shpëtimit detar po këtë të hënë, siç raportohet nga mediat greke, një anije shpëtimi mori 44 persona nga një anije e vendosur 8 milje detare larg plazhit Psari Forada pranë Iraklios.
Shpëtimet vijnë pasi të dielën, në katër operacione detare të ndara, në të njëjtin ishull u shpëtuan 220 emigrantë./mxh
