Last Updated on 11/05/2026 by Monika
Në një dalje televizive, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka vijuar kritikat ndaj Bashkisë së Tiranës, por dhe Partisë Socialiste. Braçe tha se Tirana është në qytet që nuk po qeveriset dhe po kthehet në të paqeverisshëm.
Socialisti tha se gjërat nuk po funksionojnë për Tiranën as në bashki, por as në Partinë Socialiste.
Braçe shprehu kritika dhe për partinë e tij, ku sipas tij nuk ka qenë në dijeni të një mbledhje të organizuar në njësinë ku ai është deputet.
Braçe u shpreh se përveç nga mbledhjet, ai si deputet është përjashtuar dhe nga punët që mungojnë në Tiranë, duke sjellë një rast të një problematike në qytet, ku sipas tij e ka përcjellë te institucionet përgjegjëse dhe nuk është marrë asnjë masë.
“Në këtë qytet për fat të keq nuk po shkojnë shumë gjëra. Tirana është një qytet që nuk po qeveriset dhe po kthehet në të paqeverisshëm. Gjërat nuk po funksionojnë as në parti në Tiranë, as në Bashkinë e Tiranës. Po bëhet një mbledhje në njësinë 5, ndërkohë që deputeti nuk është lajmëruar fare.
Deputeti që bën deputetin në territor, ka 4 ditë që ka lajmëruar që janë çarë tubacionet, kam lajëmruar drejtorin dhe vazhdon uji lumë. Ndërkohë që ajo lagje vuante vjet në verë nga uji. Pra edhe pse përjashtohet deputeti nga një mbledhje partie ku duhet të jetë, përjashtohet dhe nga punët që mungojnë në këtë qytet.
Nuk them të ndalohet ndërtimi, por të ketë një ekuilibër mes ndërtimit dhe neovjës që kanë njerëzit”, tha Braçe./mxh
