Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) ka theksuar se teknologjia bërthamore nuk është në agjendën e bisedimeve të vazhdueshme të Iranit, duke shtuar se aftësia për pasurimin e uraniumit është e panegociueshme.
Sipas ISNA-s, zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Ebrhaim Rezaei, raportoi për takimin e ligjvënësve me kreun e AEOI-së, Mohammad Eslami.
“Në këtë takim, kreu i AEOI-së deklaroi se armiku kërkon të shkatërrojë fuqinë e Republikës Islamike të Iranit, duke përfshirë industrinë bërthamore si një nga faktorët pas fuqisë së vendit”,-tha Rezaei.
Zëdhënësi i komisionit parlamentar shtoi se Eslami tha në takim se masat e nevojshme për të mbrojtur qendrat dhe asetet bërthamore janë parashikuar dhe zbatuar, dhe se industria bërthamore e vendit do të vazhdojë të operojë me forcë dhe arritjet bërthamore do të mbrohen./mxh
