Justin Timberlake ka zgjedhur të festojë publikisht Ditën e Nënës me një dedikim të veçantë për Jessica Biel, në një moment kur prej javësh qarkullojnë raportime për tensione në marrëdhënien e tyre.
Këngëtari publikoi në Instagram disa momente familjare me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, duke i shoqëruar me fjalët: “Gratë më të rëndësishme në jetën time. Gëzuar Ditën e Nënës”.
Mes fotove të ndara me ndjekësit ishin edhe një selfie me Biel, pamje të familjes së bashku, si dhe një fotografi nostalgjike me nënën e tij.
Postimi i artistit vjen pak kohë pasi mediat ndërkombëtare raportuan për një periudhë jo të lehtë mes çiftit, pas arrestimit të Timberlake në vitin 2024 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit. Ngjarja mori sërish vëmendje muajin e kaluar, kur në rrjet qarkulloi videoja e arrestimit të tij.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Jessica Biel është ndier e lodhur nga vëmendja e vazhdueshme mediatike dhe presioni publik që ka shoqëruar situatën.
Megjithatë, burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për “Page Six” se ata po punojnë për ta kaluar këtë periudhë dhe se nuk po mendojnë ndarjen, pavarësisht sfidave që kanë hasur në marrëdhënien e tyre./mxh
