Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës së trajnerit gjerman deri në vitin 2028.
Marrëveshja përfshin edhe një opsion për një sezon shtesë deri në vitin 2029, në varësi të objektivave sportive të klubit.
Vendimi vjen pas sezonit të suksesshëm të Barcelonës, që siguroi titullin kampion në La Liga pas fitores 2-0 ndaj Real Madridit.
Negociatat mes klubit dhe agjentit të Flick kanë zgjatur disa javë dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco.
Fillimisht, Barcelona kishte menduar një rinovim më afatshkurtër, por rezultatet e trajnerit gjerman bindën drejtuesit për një projekt më të gjatë.
Trajneri gjerman dëshiron të fokusohet te fundi i sezonit, ku Barcelona synon të arrijë 100 pikë dhe 100 gola në kampionat.
Aktualisht katalanasit kanë 91 pikë dhe 91 gola, ndërsa zyrtarizimi i kontratës pritet pas përfundimit të sezonit./mxh
