Deputeti demokrat, Luan Baçi zbuloi sot se opozita do të vijojë me protestat kombëtare, që siç theksoi, do të jenë edhe në forma të tjera.
I ftuar në një studio televizive, Baçi tha se këto protesta kombëtare të PD-së shprehin revoltën dhe zemërimin ndaj qeverisë përmes thirrjes për qytetarët.
Sipas Baçit, opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe se prania në Kuvend nuk tregon njohje të qeverisë.
“PD vijon dhe do kemi protesta me të gjitha mjetet, mënyrat dhe format për të treguar atë që kemi thënë. Do kemi protesta edhe me forma të tjera. Do vijojmë me protesta, revoltë, zemërim dhe thirrje qytetarëve. Do jemi në krah të tyre. Prania jonë në Parlament nuk tregon njohje të zgjedhjeve”,-deklaroi Baçi./Mxh
