Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot situatën brenda Partisë Demokratike, si forca politike më e madhe e opozitës.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Fevziu u shpreh se PD është futur në gjendje mbijetese dhe mendon se kjo duhet të jetë filozofia e vet.
Gazetari kritikoi se demokratët nuk mund të kthehen në alternativë duke pasur këtë qasje.
Fevziu veçoi se edhe retorika politike e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ka mbetur e njëjtë, si në vjeshtën e vitit 1997.
“Nëse e merr në stilin retorik të Berishës, edhe në vjeshtën e ’97, Berisha të njëjtin stil ka patur. Retorika e Berishës është e njëjtë, nëse merrni konferencën e para një apo dy protestave, këtë ka thënë, uragani blu, dridhja e qeverisë. Problemi është, nëse futemi te protesta, PD është futur në “surviving mode”, mendon se filozofia e saj duhet të jetë mbijetesa. Ata pretendojnë që PD është nën një presion të fortë politik, ekonomik, mediatik, thonë Rama ka kapur çdo institucion, dhe Berisha thotë mbijetesa është arritje për opozitën. Ose mbijetesa ose të kthehet në alternativë”,-tha Fevziu./mxh
