Qyteti i Vlorës përballet sërish me kufizime në furnizimin me ujë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ujësjellësi i Vlorës, i cili njofton se për shkak të një avarie janë stakuar të gjitha stacionet.
Në njoftimin e bërë, Ujësjellësi thotë se do të punohet gjatë natës për riparimin e avarisë.
Njoftimi
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.
Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës./mxh
