Komisioni publikoi një listë të përditësuar të vendeve që kanë demonstruar pajtueshmëri me kufizimet e BE-së mbi përdorimin e antimikrobikëve tek kafshët. Sipas rregullave të BE-së, substanca të tilla nuk mund të përdoren për të nxitur rritjen ose për të rritur prodhimin e bagëtive dhe kafshëve të tjera prodhuese të ushqimit.
Zëdhënësja e Komisionit për Shëndetësinë, Eva Hrncirova, njoftoi këtë të martë se Brazilit do t’i ndalohet eksportimi i mishit në BE duke filluar nga shtatori, përveç nëse shteti demonstron pajtueshmëri me rregullat e bllokut mbi rezistencën antimikrobike.
“Komisioni konfirmon se Brazili nuk është përfshirë në listë, që do të thotë se nuk mund të eksportojë më në BE mallra, si kafshë të gjalla prodhuese të ushqimit ashtu edhe produkte të prejardhura, siç janë gjedhi, kuajt, shpendët, vezët, akuakultura, mjalti, me efekt që nga 3 shtatori 2026”,- tha Hrncirova.
Komisioni Evropian ka theksuar vazhdimisht se rregullat e sigurisë ushqimore të BE-së do të vazhdojnë të zbatohen për produktet bujqësore të importuara nga Amerika Latine pasi marrëveshja të hyjë në fuqi./Mxh
