Pas komenteve dhe aludimeve që pushtuan rrjetet sociale për një raport të mundshëm mes Loredana Bratit dhe Gjestit, ka ardhur edhe reagimi i vetë ish-banores, e cila ka vendosur të sqarojë publikisht situatën.
Gjithçka nisi pas deklaratave të Xheneta Fetahut në emisionin “Trotuar”, ku ajo la të kuptohej se mes ish-partnerit të saj dhe një shoqeje të afërt mund të kishte nisur diçka më shumë se miqësi. Kaq mjaftoi që ndjekësit të nisnin menjëherë spekulimet në rrjet.
Por Loredana ka mohuar çdo zë për një lidhje romantike me Gjestin. Gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live” në Andale ajo u shpreh se raporti i saj me të ka qenë gjithmonë thjesht miqësor dhe se nuk e ka parë asnjëherë në aspekt tjetër.
Ajo tregoi se e konsideron Gjestin si një “vëlla më të vogël” dhe theksoi se prej kohësh nuk kanë as kontakte apo komunikim të afërt. Sipas saj, lajmet që po qarkullojnë nuk kanë asnjë bazë reale.
““Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,”
Loredana foli edhe për fotografitë që u shpërndanë online, ku ajo dhe Gjesti shiheshin në të njëjtin ambient. Ajo sqaroi se prania e tyre në të njëjtin vend ka qenë krejtësisht rastësore dhe jo një takim i organizuar.
“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të.”
Me tone ironike, ajo shtoi gjithashtu se Gjesti nuk përputhet me preferencat e saj për meshkujt, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur kurrë interes romantik ndaj tij.
“Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë.”
Me këtë reagim, Loredana duket se ka vendosur t’u japë fund njëherë e mirë thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet./mxh
