Last Updated on 13/05/2026 by EL
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe delegacioni që e shoqëronte morën pjesë në takimin e radhës në kuadër të Task-Forcës, i cili u mikprit nga Policia e Kosovës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar dhe të policive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Hita u shpreh bashkëpunimi ka dëshmuar se koordinimi në kohë reale, shkëmbimi i informacionit dhe sinkronizimi i veprimeve operacionale janë mekanizma thelbësorë për të prodhuar rezultate konkrete në mbrojtjen e qytetarëve tanë.
”Bashkëpunimi ynë në kuadër të kësaj Task-Force ka dëshmuar se koordinimi në kohë reale, shkëmbimi i informacionit dhe sinkronizimi i veprimeve operacionale janë mekanizma thelbësorë për të prodhuar rezultate konkrete në mbrojtjen e qytetarëve tanë, forcimin e sigurisë kufitare dhe goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në migracionin e paligjshëm.
Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti strategjik, duke besuar se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të inteligjencës dhe operacioneve të koordinuara mund të prodhojmë rezultate të qëndrueshme dhe të godasim në mënyrë efektive rrjetet kriminale ndërkufitare.
Jam i bindur se ky takim do të shërbejë jo vetëm për të analizuar rezultatet e deritanishme, por edhe për të ndërtuar hapa të rinj konkretë drejt një qasjeje më të unifikuar, më proaktive dhe më efikase në përballjen me migracionin e paligjshëm dhe kërcënimet që burojnë prej tij”,-tha Hita./et
