Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë dhe batutat për të komentuar disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, gjatë një interviste për “Koha Jonë” me Nikoll Lesin.
I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha vetëm një fjalë: “sqepar”.
Kur u ndal te Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama u shpreh se “janë dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.
Për Arjan Çanin, kryeministri përdori epitetin “thashethemeqar”, ndërsa për Andi Bushatin fillimisht shprehu vlerësim për gazetarinë e tij, përpara se të ironizonte: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.
Edhe Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu morën nga një përkufizim të shkurtër: “Mirditor” dhe “Kosovar”.
Një nga deklaratat më thumbuese ishte ajo për Çim Pekën. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, për të shtuar më tej me ironi: “Do e mbanin për shofer”.
Intervista për Nikoll Lesin
Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh; më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.
Nikoll Lesi: Blendi Feziu?
Kryeministri Edi Rama: Udhëtar
Nikoll Lesi: Ylli Rakipi?
Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar
Nikoll Lesi: Mero Baze?
Kryeministri Edi Rama: Sqepar
Nikoll Lesi: Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.
Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.
Nikoll Lesi: Që do të thotë?
Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.
Nikoll Lesi: Nga të doli kushërirë mo?
Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete.
Nikoll Lesi: Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.
Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.
Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.
Nikoll Lesi: Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’
Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare. Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë. Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave…
Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?
Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?
Nikoll Lesi: Po Bushatin e the pak a shumë.
Kryeministri Edi Rama: Telendar.
Nikoll Lesi: Frrok Çupi se edhe dy emra keni.
Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.
Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin… Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’
Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua, e respektoj.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.
Kryeministri Edi Rama: Kosovar
Nikoll Lesi: Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.
Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?
Nikoll Lesi: Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.
Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…
Nikoll Lesi: Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë…
Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.
Nikoll Lesi: Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë.
Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel./A.D
