Last Updated on 10/11/2026 by Anisa
Një ekip mjekësh kirurgë të Otorinolaringologjisë ka hequr një masë tumorale me peshë 3.1 kilogramë dhe gjatësi 50 centimetra nga hunda e një pacienti 71-vjeçar.
Kirurgu Tedi Minarolli tha se ndërhyrja ishte me vështirësi mesatare, por përmasat e masës ishin të pazakonta.
71-vjeçari, i cili ishte i burgosur, dyshohet se kishte refuzuar më herët trajtimin mjekësor, duke lejuar që masa të rritej deri në këto përmasa. Kirurgu tha se fillimisht kishte pasur vështirësi të besonte fotografinë që i ishte dërguar për rastin.
Shefja e shërbimit, prof. dr. Birkena Qirjazi, ngriti shqetësimin për rritjen e numrit të pacientëve që paraqiten me vonesë te mjeku, duke e vështirësuar trajtimin e tyre.
Ndërhyrja u realizua nga ekipi i ORL-së, nën drejtimin e Birkena Qirjazit dhe Tedi Minarollit, me pjesëmarrjen e mjekëve Kristi Tata dhe Arli Kokomani, si dhe të ekipit të reanimacionit./ad



