Last Updated on 10/11/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotme në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re në zonën e Astirit në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur disa prej ambienteve dhe hapësirave që do të ofrojë shkolla e re, duke theksuar se bëhet fjalë për një zotim që tashmë po realizohet.
Shkolla do të ketë 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër, si dhe hapësira moderne sportive e rekreative, të cilat do t’u shërbejnë jo vetëm fëmijëve, por edhe komunitetin.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re në Astir, një zotim që më në fund po realizohet, me 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative për fëmijët dhe komunitetin, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama./ad
