Fëmijët gjeni jo domosdoshmërisht do të jenë të rritur brilantë. Sipas një studimi të gjerë të ralizuar nga Universiteti i Utah në SHBA, janë vrojtuar karrierat e 35 mijë atletëve te mëdhenj, shkencëtarëve, muzikantëve.
Rezulton se 90% e tyre nuk ishin të shkelqyer kur ishin fëmijë në fushën që më vonë në jetë ishin ekselentë.
Dhe para se të arrinin të gjenin veten, kanë eksperimentuar aktivitete të ndryshme.
Rezulton se mesatarisht vetëm 10% e atyre që kanë rezultate të mëdha në moshën e fëmijërisë, të vijojë të qëndrojë në të njëjtat standarte edhe në moshën adulte.
Karakteristikat tipike të gjenive të rinj apo kampionëve, si për shembull specializimi i parakoshëm në një disiplinë, progreset e shpejta, sasia e lartë e praktikës, janë shpesh të gjithë faktorë mjaft të rrallë apo plotësisht të paqenë në historitë e atyre që janë të jashtëzakonshëm në karrierën e tyre në moshë te rritur.
Duket se një ndikon ama variacioni i aktiviteteve në moshën e fëmijërisë, që i bën fëmijët të jenë më fleksibël , e i ndihmon të gjejnë gjatë rrugës së jetës aktivitetin ku do të jenë më pas brilantë.
Madje rezulton se fëmijët që i nënshtrohen aktiviteteve intensive, shkaktojnë tek ta shpesh rraskapitje, dëmtime fizike dhe braktisje të parakohshme./mxh
