Last Updated on 14/05/2026 by EL
Bindja jonë evropiane e ka orientuar Shqipërinë prej dekadash drejt Perëndimit, fillimisht si një ëndërr e largët dhe sot si një realitet i pamohueshëm e gjithnjë më konkret”, tha deputetja Marjana Koçeku në fjalën e saj në parlament, në diskutimin e rezolutës për procesin e anëtarësimit në BE.
Ajo tha ndër të tjera se sot është koha të falënderojmë me mirënjohje të gjithë ekspertët, diplomatët dhe faktorët e tjerë që kontribuan ndër vite për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Miratimi i rezolutës përfaqëson jo vetëm një hap të rëndësishëm politik, por edhe një moment besimi dhe përgjegjësie për të ardhmen evropiane të vendit./et
