Artisti dhe kuratori i njohur, Helidon Haliti e përshkruan drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj si periudhën më brilante për artin shqiptar.
Duke folur në Top Channel, Haliti është shprehur se gjatë drejtimit të Veliajt janë bërë gjëra të jashtëzakonshme për artin dhe janë ndihmuar të gjithë artistët.
“Periudha e Erion Veliajt, ka qenë periudha më brilante për artin. Janë bërë gjëra të jashtëzakonshme. U thye një frymë, u pre një filiz gjithsesi, nuk merrem me pjesën tjetër. Ne duhet të jemi të vërtetë në çdo rast; unë kam qenë në Këshill me Bertin, 12 vjet, dhe kemi firmosur për koncerte të jashtëzakonshme, dhe ai [Veliaj] vërtet i ka ndihmuar të gjithë artistët”, tha Haliti./kb
