Last Updated on 15/05/2026 by EL
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ndodhet në avion.
Në postimin e tij Balla nuk e kursen sarkazmën, duke risjellë në kujtesë disa nga lapsuset e ish-kreut të selisë blu, mes të cilave edhe problemet me matematikën.
“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla në postim.
Por, ajo që bie në sy është fjala “pishman”, e cila vjen një ditë pasi PS dhe PD dakordësuan dhe votuan në Kuvend rezolutën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE./et
