Zelensky paralajmëron: Rusia po shqyrton plane për të sulmuar një vend të NATO-s përmes Bjellorusis
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia po shqyrton planet për të sulmuar një vend të NATO-s përmes territorit bjellorus.
“Ne vazhdojmë të regjistrojmë përpjekjet e Rusisë për ta tërhequr Bjellorusinë më thellë në luftën kundër Ukrainës”, tha Zelensky në aplikacionin Telegram.
Zelensky tha se Ukraina ishte në dijeni të kontakteve shtesë midis Rusisë dhe Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko për ta bindur atë të bashkohej me operacionet e reja ofensive ruse.
Bjellorusia kufizohet me Ukrainën në jug dhe me anëtarët e NATO-s Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë në veri dhe perëndim./mxh
