Tirana U-19 është skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19.
Bardheblutë mbyllën një sezon të dominuar teksa triumfuan edhe në përballjen e fundit ndaj Shkëndijes U-19 në “Skënder Halili” 2-1, dhe e mbyllën kampionatin në vendin e parë me 66 pikë.
Një sukses i merituar për Tiranën U-19, që në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë Superiore U-19.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut nga FSHF, ku ishte Drejtori Teknik i FSHF, Abdyl Kuriu, që i dorëzoi Tiranës U-19 medaljet dhe titullin kampion./mxh
