Kryeministri i ri i Irakut, Ali al‑Zaidi, mori zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Mohammed Shia al‑Sudani, në Bagdad të shtunën, më 16 maj.
Në një konferencë për shtyp, al‑Zaidi premtoi një program gjithëpërfshirës reformash ekonomike dhe financiare, me qëllim ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të larmishme kombëtare, që nuk varet nga një burim i vetëm, por mbështetet në zhvillimin e industrisë, bujqësisë, turizmit dhe investimeve.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjes së sovranitetit të Irakut, si dhe forcimin e lidhjeve arabe, rajonale dhe ndërkombëtare bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta.
Al‑Zaidi u betua të enjten, më 14 maj, me një kabinet të pjesshëm, pasi ligjvënësit nuk arritën marrëveshje për disa poste kyçe, përfshirë ato të Brendshme dhe Mbrojtjes. Parlamenti miratoi 14 ministra të qeverisë së re, por ende mbeten disa poste pa marrëveshje./mxh
