Last Updated on 16/05/2026 by Monika
Këtë të shtunë, u luajt java e fundit e Bundesligës gjermane për sezonin 2025-2026. Kampionët e Bayern Munich, e mbyllën kampionatin me një fitore spektakolare.
Bavarezët triumfuan 5-1 ndaj Koln në “Allianz Arena” dhe e mbyllin me 89 pikë të grumbulluara. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, siguroi titullin disa javë më parë.
Me fitore e mbylli edhe Dortmund, që triumfoi 0-2 ndaj Werder Bremen. Leipzig u mposht 4-1 nga Freiburg, por do të luajë në Champions, pasi u rendit në vendin tretë.
Në kompeticionin më të rëndësishëm për klube do të luajë edhe Stuttgart, që barazoi 2-2 ndaj Eintracht Frankfurt.
Hoffenheim u mposht 4-0 nga Borussia Monchengladbach dhe do të luajë në Europa League, që bashku me Leverkusen, që barazoi 1-1 ndaj Hamburg.
Freiburg do të shkojë në Conference League. Në Bundesliga 2, kanë rëndë St Pauli dhe Heidenheim, ndërsa Wolfsburg do të luajë në “play out”./mxh
