Mes këngëtares Soni Malaj dhe artistes Inida Gjata ose e njohur ndryshe si Zhaku ka pasur një hatërmbetje nga jashtë, e cila ka sjellë diskutime të forta në Ferma Vip.
Shkak për këtë përplasje është bërë një tekst i shkruar nga Zhaku, por që nuk është pranuar nga Soni. Vetë këngëtarja tha versionin e saj, pse teksti u refuzua.
“Zhaku ka bërë një tekst kënge. Ne jemi takuar para një viti për një tekst kënge që jam penduar. Artin e të kënduarit e kam profesion dhe jetike për mua. Kam një grup, dhe përgjithësisht vendos menaxheri për krijimet që të jetë më e pranueshme. Kanë ndryshuar edhe tre tekste të tjera që nga ai moment. Njerëz nga jashtë dhe histori nga jashtë mos përmend”, tha Soni.
Për Mozën, Zhaku e ka tepruar me sjelljen e saj dhe i ka kërkuar që të rregullojë fjalorin.
“Në botën e artit ka një kontraditë mes artistit dhe produktit masiv. Soni tha që këngët më të mira i kam për vete. Zhaku mund të jetë një teksshkruese e mirë. Por nuk ka të drejtë t’ia çoj Sonit kaq kollaj, kur ka një grup menaxhimi. Etika e Zhakut, nuk e di. Zhaku rregullo fjalët. Po të të përveshemi ne, do e shohim ku do arrish. Të kam duruar deri tani, por nuk ecën dot me këtë gjuhë”, u shpreh Moza./mxh
