Pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania 5, Edisa Demollarit i besohet prezantimi i Miss Universe Albania 2026. Lajmi është bërë publik nga organizatorët e eventit të bukurisë, duke konfirmuar emrin e saj bashkë me Teni Vllacaj dhe Deta Kokomani si bashkëprezantues. Ngjarja më e madhe e bukurisë do të mbahet në datën 6 qershor, prej nga pritet edhe të zgjidhet vajza e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe.
Kjo është hera e parë që Edisa prezanton në një event të tillë dhe duket se do të jetë një mundësi e artë për të drejt televizionit. Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ajo është shfaqur në disa programe televizive ku ka konfirmuar se ekrani mund të jetë një rrugëtim i ri për të.
Nga ana tjetër, gjatë reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, Edisa ka qenë ndër banoret që ka pasur dinamika të forta, duke spikatur për elokuencën dhe logjikën e saktë në debate./mxh
