Stili i flokëve që zgjedh një person është një formë e fuqishme e vetëshprehjes dhe mund të tregojë shumë për karakterin e tij. Stilet e flokëve mund të pasqyrojnë personalitetin, stilin dhe vetëbesimin, dhe këta faktorë ndikojnë në mënyrën se si të tjerët të perceptojnë.
Disa njerëz e ndryshojnë shpesh modelin e flokëve, qoftë ngjyrën apo prerjen, sepse e shohin si argëtim dhe nuk duan të mbeten të lidhur me një pamje të vetme. Por ka edhe të tjerë që nuk e pëlqejnë ndryshimin dhe kanë mbetur me të njëjtin stil gjatë gjithë jetës së tyre adulte. Këto tipare ndihmojnë të kuptohet pse ndodh kjo zgjedhje.
1. Nuk e pëlqejnë ndryshimin
Shumë njerëz ndihen jo komodë me ndryshimet, sidomos kur jeta është gjithmonë në lëvizje. Mbajtja e të njëjtit stil flokësh mund të japë ndjesi kontrolli dhe qëndrueshmërie. Frika nga rezultati i panjohur shpesh i pengon të provojnë diçka të re.
2. Janë minimalistë
Zgjedhja për të mos ndryshuar shpesh pamjen lidhet me një stil jetese më të thjeshtë. Nuk kërkojnë vazhdimisht risi dhe shmangin kompleksitetin në zgjedhje të përditshme.
3. Janë kursimtarë
Shpenzimet për flokët mund të jenë të larta gjatë vitit, ndaj shumë njerëz që nuk ndryshojnë stil shmangin këto kosto të përsëritura.
4. Kanë mirëmbajtje të ulët
Këta persona nuk i kushtojnë shumë kohë pamjes së jashtme dhe preferojnë thjeshtësinë në rutinën e përditshme.
5. Nuk ndikohen nga trendet
Ata nuk ndjekin modën e momentit dhe preferojnë një identitet personal të qëndrueshëm, jo të diktuar nga tendencat.
6. Kanë ndjenjë të fortë identiteti
Stili i flokëve bëhet pjesë e identitetit të tyre dhe nuk shohin arsye për ta ndryshuar.
7. Kanë tendencë kontrolli
Në një botë të paparashikueshme, mbajtja e një gjëje të pandryshuar si flokët mund të krijojë ndjesi sigurie dhe kontrolli.
8. Kanë vetëkontroll të lartë
Janë më pak impulsivë në vendimmarrje dhe mendojnë më gjatë para se të bëjnë ndryshime.
9. Janë perfeksionistë
Kur gjejnë një stil që u përshtatet, e konsiderojnë “të duhurin” dhe nuk shohin arsye për ta ndryshuar.
10. Janë sentimentalë
Disa e lidhin modelin e flokëve me kujtime apo momente të rëndësishme të jetës, ndaj ndryshimi u duket emocionalisht i vështirë.
11. Janë të lidhur me zakonet
Rutina dhe zakonet e përditshme ndikojnë fort në zgjedhjet e tyre, përfshirë edhe mënyrën si i mbajnë flokët./mxh
