Anëtari i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur sot lidhur me zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike. Në një dalje televizive, Alimehmeti tha se Ervin Salianji nuk i plotësonte kushtet për të qenë pjesë e garës për këtë post.
Ndër të tjera, Alimehmeti u shpreh kundër ashpërsimit të toneve pas mospranimit të aplikimit të tij për të marrë pjesë në garë.
“Ashpërsimi i tonit nuk është pozitiv, nuk e shoh si pozitiv atë arsyetim dhe nuk e mbështes dot atë arsyetim. Unë mendoj se nuk do kishte ndonjë problem, ka qenë anëtar Kryesie, unë nuk shihja problem, por ka një Komision që vendos. A do kishte një garë? Padyshim do kishte një garë, por nuk u plotësuan ato kushte që unë thashë. Shkon parimi gjithmonë në ekip, nuk shkon në garë për një pozicion të vetëm, por shkon në ekip dhe unë garën e shikoj për të gjitha pozicionet, me ekip. Por e vendoste kryesia. A do të kishte një garë? Mendoj se do të kishte, por nuk i plotëson ato kushte”, u shpreh Alimehmeti.
Kujtojmë se për aplikimin e Ervin Salianjit për të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e PD-së, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) vlerësoi se ai ka shkelur Kodin e Etikës së PD-së për sa u përket lidhjeve të papërshtatshme me eksponentë të krimit të organizuar. Sipas PD-së, kjo e bën automatikisht jo anëtar të kësaj partie./mxh
