Sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, ka shkaktuar polemika pasi deklaroi se Instagram është “për vajza”.
“Instagrami është për vajzat”, shkroi Musk në X ndërsa iu përgjigj një postimi viral në lidhje me zakonet e rrjeteve sociale dhe trendet online.
Postimi paraqiste një diskutim rreth asaj se si zakonet e njerëzve online mund të pasqyrojnë “faza” të ndryshme të jetës së tyre.
Tema nxori në pah trendet e zakonshme të Instagramit, të tilla si ndarja e fotove të ushqimit të përgatitur në shtëpi.
Postimi u bë shpejt viral, me shumë përdorues që i quajtën komentet e tij seksiste dhe ofenduese.
Ndryshe, Elon Musk shpesh ka kritikuar platformat në pronësi të Meta, ndërsa e ka promovuar X si një alternativë më të hapur dhe serioze. /ET
