Pesë autobusë me protestues janë ndaluar në Kumanovë, në kuadër të zhvillimeve që lidhen me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Studentët shqiptarë po zhvillojnë protestën e tyre nën moton “Bashkohuni me studentët të gjithë një zë”, duke kërkuar mbrojtjen dhe garantimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, përfshirë edhe në provimet dhe komunikimet institucionale. /et
