Drake ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore, duke vendosur një rekord të ri në Spotify me albumin e tij më të fundit, “ICEMAN”.
Kënga hyrëse e projektit, “Make Them Cry”, ka arritur rreth 13.2 milionë dëgjime brenda 24 orëve të para, duke u bërë debutimi më i suksesshëm për një këngë rep në historinë e platformës. Më parë, ky rekord mbahej nga Kendrick Lamar me hitin viral “Not Like Us”, që kishte regjistruar 12.8 milionë dëgjime në ditën e parë.
Edhe albumi në tërësi ka pasur një nisje të jashtëzakonshme. “ICEMAN” ka grumbulluar mbi 140 milionë streams në vetëm një ditë, duke u renditur si albumi i dytë rep me debutimin më të madh në Spotify. Rekordi i parë vazhdon të mbahet po nga Drake me “Certified Lover Boy”.
Publikimi i albumit ka rikthyer menjëherë diskutimet për rivalitetin mes Drake dhe Kendrick Lamar, pasi fansat kanë nisur të analizojnë tekstet për mesazhe dhe kunja të mundshme ndaj njëri-tjetrit.
Në projekt përmenden edhe emra të njohur të industrisë si Rihanna, LeBron James, DJ Khaled, J. Cole dhe A$AP Rocky, çka ka shtuar edhe më shumë interesin në rrjet.
Me shifrat rekord që po vazhdojnë të rriten, “ICEMAN” po konsiderohet një nga publikimet më të mëdha muzikore të vitit 2026./mxh
