Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, ka mbyllur kapitullin e beqarisë duke u martuar me partneren e tij, sipërmarrësen Lena Krasniqi.
Ceremonia është mbajtur në një ambient të qetë dhe privat, larg vëmendjes së mediave dhe publikut, duke reflektuar dëshirën e çiftit për diskrecion në këtë moment të rëndësishëm.
Sipas burimeve pranë tyre, celebrimi është bërë në Komunën e Prishtinës dhe është drejtuar nga kryetari Përparim Rama.
“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës”, kanë konfirmuar persona të afërt me çiftin.
Edhe pse lidhja e tyre ka qenë e përfolur prej kohësh në rrjet, dyshja ka zgjedhur ta mbajë kryesisht larg syrit publik.
Megjithatë, Blerando e ka lënë të kuptohet lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë një foto me partneren e tij nga Toskana, Itali./mxh
