Alkooli është shkaku primar ose dytësor i dhjetëra sëmundjeve që mund të jenë plotësisht të parandalueshme nëse reduktohet konsumi.
Kjo substancë provokon dëme thelbësore për shëndetin, disa prej të cilëve pjesërisht të kthyeshëm dhe rekuperueshëm nëse ndërpritet konsumi ose edhe pakësohet sasia.
Sipas një revizionimi të qindra studimeve, publikuar në revistën shkencore Addiction, disa prej tyre njihen tashmë dhe janë të faktuara, sikurse dëmet në mëlçi, disa forma tumorale, dhe një kategori tjetër që në gjuhë mjekësore quhen plagët, ku bëjnë pjesë si demenca, tuberkulozi apo HIV.
Sipas renditjes ndërkombëtare të sëmundjeve ICD të hartuar nga OBSH, mbi 60 sëmundje dhe plagë janë plotësisht të shkaktuara nga alkoli dhe konsumi shumë i lartë i tij.
Ndër to ka dhe nga ato sëmundje që janë plotësisht të padyshimta, por që në fakt kanë element thelbësor që i stimulon alkoolin, ku përfshihen edhe sëmundje kronike.
Është vërtetuar që progresioni i sëmundjeve infektive përkeqësohet e ndikohet drejtpërdrejtë, përfshirë Aids, apo tumoret, sëmundjet kardiovaskuare, aritmia kardiake, diabeti i tipit 2, sëmundjet neuropsikiatrike përfshirë epilepsinë e demencën, sëmundjet gastriointestinale.
Konsumi i alkooit ndikon te truri, duke e bërë më të vështirë për të të kontrollojë shikimin, të qenurit vigjilent, gjuhën e folur, kapacitetin e gjykimit, aftësinë për të perceptuar rrezikun dhe reagimin, koordinimin, parandalimin e sjelljeve të rrezikshme.
Pra mbi të gjitha vepron si bllokues i sisitemit nervor qendror, ku sinjalet tru-trup pësojnë ngadalësim të madh./mxh
