Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në aeroportin e Pekinit, për vizitën e tij zyrtare në Kinë ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
Përpara bisedimeve në Pekin, Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të nënshkruajnë një deklaratë mbi ndërtimin e një rendi botëror “shumëpolar”.
Më tej këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se do të nënshkruhen rreth 40 dokumente në total, ku përfshihen marrëveshje dypalëshe që prekin industrinë, tregtinë, transportin dhe ndërtimin.
Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë bisedime joformale, tha Ushakov, ku pritet të diskutojnë konfliktet në Iran dhe Ukrainë dhe çështje të tjera.
Pekini u ka bërë thirrje vazhdimisht shteteve perëndimore që të braktisin atë që e përshkruan si “mentalitet i Luftës së Ftohtë” dhe të pranojnë rolin e Kinës në një botë gjithnjë e më shumëpolare./mxh
