Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka deklaruar në dëgjesën e Komisionit për Reformën Territoriale se zgjerimi i kompetencave dhe territorit të bashkive duhet të shoqërohet me rritje të mbështetjes financiare.
Duke folur për nevojat e pushtetit vendor, Filo theksoi se bashkitë nuk mund të përballojnë me efikasitet shërbimet publike nëse nuk kanë burime të mjaftueshme financiare.
“Ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare për bashkitë. Nëse do mbulojnë një territor më të madh duhet të shoqërohen me një mbështetje më të madhe financiare dhe adekuade. Ky është një konstatim që mund të bëj në raport me pjesën e shërbimeve që ofron bashkia e Korçës”, tha Filo./mxh
