Last Updated on 22/05/2026 by Kesjana
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ripërsëriti këtë të premte alarmin për situatën e krijuar në Spitalin e Lushnjës.
Siç tha Korreshi për “Syri TV”, denoncimi i tij për këtë spital nuk është retorikë, por një kërkesë që këtij institucioni t’i dilet për zot.
Sipas deputetit, gjendja e rëndë e ambienteve të këtij spitali vijon prej 8 muajsh, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe stafit mjekësor.
Korreshi doli edhe në sfidë të hapur me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke i kërkuar të japë dorëheqjen nëse vërteton të kundërtën.
“Ore nuk e besoni dot ju se çfarë i ndodh spitalit të Lushnjës. Domethënë po flasim për një gjë që nuk ka guximin kush të dalë për zot. Sepse sfida ime nuk është që po bëj retorikë dhe nuk e shohin. Unë po i bëj sfidën vëlla, o të japë dorëheqjen ajo, o të iki unë pastaj, po të vemi te spitali i Lushnjës. Dhe nëse nuk është… ka më më sfidë të hapur e i thashë hajde, do të më fëlliqësh deputetin e Lushnjes që flet për spitalin, po rri, se unë e kam gjetur e kam bërë video. Dhe po të them dhe një gjë, si mund të rrijë spitali tetë muaj për një lavanderi të qelbur?”,-tha Korreshi./kb
