Penélope Cruz ka qenë një nga emrat më të komentuar në Festivalin e Filmit në Cannes këtë vit, pasi filmi i saj më i ri “La Bola Negra” mori një pritje të jashtëzakonshme nga publiku.
Në premierën botërore të zhvilluar më 21 maj, salla shpërtheu në duartrokitje që zgjatën plot 20 minuta, duke e kthyer momentin në një nga më emocionuesit e festivalit.
Projekti është realizuar nga regjisorët spanjollë Javier Calvo dhe Javier Ambrossi, të njohur ndryshe si “Los Javis”, dhe konsiderohet si filmi më ambicioz i karrierës së tyre deri tani. Kritika ndërkombëtare po e rendit “La Bola Negra” mes produksioneve më të spikatura të Cannes 2026.
Filmi sjell në qendër tema të lidhura me historinë spanjolle dhe identitetin queer, ndërsa Penélope Cruz interpreton rolin protagonist me një performancë që është vlerësuar gjerësisht.
Gjatë ovacioneve të gjata në sallë, aktorja fituese e Oscar-it dhe dy regjisorët nuk i fshehën emocionet, teksa u panë të prekur dhe me lot në sy përpara publikut./mxh
