Anne Hathaway ka reaguar më në fund ndaj komenteve dhe aludimeve që kanë qarkulluar prej kohësh në rrjet për pamjen e saj rinore.
Në një intervistë për revistën “Elle”, aktorja hollivudiane sqaroi publikisht se nuk i është nënshtruar asnjë lifting-u në fytyrë, duke i quajtur spekulimet të ekzagjeruara.
43-vjeçarja tregoi se zakonisht zgjedh të mos komentojë mbi paraqitjen e saj fizike, por këtë herë vendosi të flasë pasi diskutimet në internet u shtuan ndjeshëm.
“Sot njerëzit krijojnë bindje shumë shpejt dhe i trajtojnë si fakte. Disa herë mund të kenë të drejtë, por jo gjithmonë,” u shpreh ajo.
Ylli i “The Devil Wears Prada 2” zbuloi gjithashtu se një video e publikuar prej saj në muajin mars, ku shfaqej me flokë të gërshetuar, ishte një përgjigje indirekte ndaj zërave për ndërhyrje estetike.
“Nuk kam bërë ndonjë procedurë të madhe. Janë vetëm dy gërsheta,” tha Hathaway me humor, duke shtuar se modeli i flokëve i jepte një pamje më të freskët dhe elegante.
Megjithatë, aktorja nuk e përjashtoi mundësinëm që në të ardhmen të provojë ndonjë ndërhyrje estetike, duke bërë shaka me idenë e një lifting-u eventual./mxh
