Ana Kabashi ka bërë paraqitjen e saj në Festivalin prestigjioz të Kanës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fotografëve në tapetin e kuq.
Modelja dhe këngëtarja shqiptare u shfaq me një look elegant dhe tejet glamuroz, teksa kishte zgjedhur një fustan të firmosur nga marka “Christina Crawford”. Veshja e saj moderne, e kombinuar me detaje të sofistikuara, u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe u vlerësua për stilin luksoz.
Me paraqitjen e saj plot klas, Ana arriti të spikaste mes shumë figurave të njohura që morën pjesë në eventin më të madh të kinemasë dhe modës ndërkombëtare.
Festivali i Kanës mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale, ku përveç premierave të filmave, vëmendje të madhe marrin edhe paraqitjet në tapetin e kuq. Çdo vit, emra të njohur të industrisë së filmit, muzikës dhe modës prezantojnë stilin e tyre përmes krijimeve të markave më prestigjioze.
Pjesëmarrja e Ana Kabashit në këtë event u konsiderua një tjetër moment i rëndësishëm për prezantimin e figurave shqiptare në arenën ndërkombëtare të modës dhe showbiz-it./mxh
