Ish-deputetja Jozefina Topalli e ka cilësuar Berishën si një figurë që ka kaluar kufijtë e një lideri tradicional politik, duke e përshkruar si simbol të rezistencës politike në Shqipëri.
“Në fund, politika është një provë karakteri. Ka liderë që qëndrojnë të fortë kur kanë pushtetin. Më të rrallë janë ata që mbeten në këmbë kur u hiqet gjithçka. Berisha u përball me izolim, sulme dhe një betejë të pabarabartë, por nuk humbi atë që ka më shumë vlerë në demokraci: besimin e njerëzve”, shprehet Topalli.
Sipas saj, fakti që Berisha vijon të marrë mbështetje edhe në kushtet kur, sipas opozitës, i janë kufizuar instrumentet normale të politikës, e kthen atë në një figurë simbolike.
“Kur një lider vazhdon të marrë besim edhe pasi i kanë hequr instrumentet normale të politikës, atëherë kemi hyrë në territorin e simbolit. Dhe simbolet nuk funksionojnë me logjikën e zakonshme të establishmentit”, theksoi ajo.
Zgjedhjet në PD pritet të formalizojnë rikthimin e Berishës në krye të partisë, ndërsa mungesa e rivalëve në garë është interpretuar nga mbështetësit si tregues i kontrollit dhe ndikimit që ai vazhdon të ketë brenda demokratëve.
Reagimi i plotë i Topallit:
Në fund, politika është një provë karakteri.
Ka liderë që qëndrojnë të fortë kur kanë pushtetin. Më të rrallë janë ata që mbeten në këmbë kur u hiqet gjithçka.
Berisha u përball me izolim, sulme dhe një betejë të pabarabartë, por nuk humbi atë që ka më shumë vlerë në demokraci: besimin e njerëzve.
Kur një lider vazhdon të marrë besim edhe pasi i kanë hequr instrumentet normale të politikës, atëherë kemi hyrë në territorin e simbolit.
Dhe simbolet nuk funksionojnë me logjikën e zakonshme të establishmentit./A.D
