Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur lidhur me referendumin që mbahet ditën e sotme për kreun e Partisë Demokratike.
Këlliçi u shpreh se ky referendum erdhi pasi asnjë nga kandidatët që shprehën ambicie për të garuar për këtë post, nuk plotësuan kriteret për të qenë pjesë e garës.
Ai tha se një proces të tillë, referendum për zgjedhjen e kryetarit, e ka aplikuar dhe grupimi më i madh politik evropian, PPE, në dy zgjedhjet e tyre të fundit.
“Kemi një organ që quhet KOKOE, dhe për shkak se kandidaturat nuk kanë plotësuar kushtet dhe kriteter është vendosur që Berisha të jetë pjesë e këtij referendumi. Ka një forcë politike që e di nocionin e zgjedhjeve. Ky referendum është lajmi i mirë për qytetarët dhe lajm i keq për mazhorancën.
Të gjitha qendrat e qarqeve pëveç Tiranës, çdo kryetar është i ri dhe do të thotë se ka pasur garë ka pasru ndryshim. PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje në Shqipëri, dhe kështu duhet të ishte dhe partia në qeverisje. Kushdo që habitet sot mjafton të marrë në referencë PPE që ka këtë standard dhe këtë format që e ka aplikuar në dy zgjedhjet e fundit”, tha deputeti.
Këlliçi foli edhe lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa shtoi se deri më 10 qershor PD do të jetë e kompletuar në të gjitha nivelet drejtuese të saj.
Kjo sipas deputetit do të sjellë një alternativë konkrete dhe për qytetarët. Ndër të tjera bëri me dije se në javën e parë të qershorit do të njoftohet dhe protesta e radhës.
“Ky është një proces me faza dhe me etapa. Sot mbyllet zgjedhja për kreun e PD-së. Më 30 maj mbahet Kuvendi Kombëtar që do të mbahet në Pallatin e Kongresve, ku kryefjalë do të ripërtëritja dhe hapja e Partisë Demokratike. Do të jetë i rëndësishëm për përcaktimin e fatit të opozitës për 4 vite të tjera.
Me pas do të mbahen zgjedhjet për forumet e larta drejtuese të PD. Deri më 10 qershor do të kemi një PD të kopstiru në të gjitha nivelet drejtuese të saj dhe do të kemi një alternativë konkrete për qytetarët. Do të kemi ofertën dhe vizionin tonë politik për 4 vitet e ardhshme. Brenda javës së parë të qershorit do të kemi shpalljen e protestës së radhës.
PD do ti rikthehet protestave për të arritur qeverinë teknike. Mos ishte PD dhe lufta e saj me 8 rezoluta për farsën nuk do të kishim këtë raport të IBAR. Një nga kushtet për të përmbyllur negociatat janë zgjedhjet. Këtij aksioni duhet t’i prijë PD për të arritur zgjedhje të parakohshme. Nga ky muaj duhet të kemi profilin e kandidatëve që do të bëjnë përballjen në terren”, tha Këlliçi./mxh
