Kontrolle të përbashkëta mes AMSEVP dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë zhvilluar këtë të shtunë në burgun e Fierit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pije alkoolike, telefona celularë dhe lëndë e dyshuar narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit personal ndaj një të paraburgosuri u gjet drogë e fshehur në rrobat personale.
Drogë, alkool dhe telefona në burgun e Fierit/ Dy të arrestuar, 6Drogë, alkool dhe telefona në burgun e Fierit/ Dy të arrestuar, 6Drogë, alkool dhe telefona në burgun e Fierit/ Dy të arrestuar, 6Drogë, alkool dhe telefona në burgun e Fierit/ Dy të arrestuar, 6
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë dy të paraburgosur me iniciale I.B. dhe A.M., të dyshuar për “Futjen dhe mbajtjen e sendeve të ndaluara në IEVP”, ndërsa ndaj A.M. rëndon edhe akuza për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Po ashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre” ndaj 6 punonjësve të IEVP Fier, mes tyre shefi i Policisë, shefi i regjimit të brendshëm dhe katër kontrollorë.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të përbashkëta midis Agjencisë së Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), për goditjen e paligjshmërisë në Sistemin Penitenciar, sot më datë 23.05.2026 u kryen kontrolle në IEVP Fier.
Në përfundim të veprimeve opeacionale, u konstatua nje sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike ne një prej dhomave te kësaj IEVP-je, si edhe disa telefona celularë në mjedise të ndryshme të përbashkëta.
Gjithashtu, nga kontrolli personal i një shtetasi të paraburgosur në këtë IEVP u konstatua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehur ne veshjet personale.
Në përfundim të veprimeve proceduriale në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, OPGJ të AMSEVP kreu:
? Arrestimin në flagrancë të shtetasit I.B pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementët e figurës së veprës penal “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i paraburgosur në këtë IEVP për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake “ parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal.
? Arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M. pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajta e sendeve të ndaluara në IEVP,” parashikuar nga neni 283 dhe 324/a i K. Penal. Aktualisht ky shtetas është i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të ” Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
? Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar neni 248 i Kodit Penal, për punonjësit e IEVP Fier:
1- A. H Shefi i policisë në IEVP Fier,
2- N.H Shefi i regjimit te brendshëm ,
3-A M specialist policie,
4-A.M kontrollor
5-O.K kontrollor
6-R.S. kontrollor./mxh
